minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ankohen banorët në Karaçevë: Forcat serbe kanë hyrë disa herë në fshat - Struga.net

Ankohen banorët në Karaçevë: Forcat serbe kanë hyrë disa herë në fshat

0

Banorët e fshatit të Karaçevës i cili ndodhet në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ankohen se qeveria dhe institucionet e Prishtines nuk i kanë marrë ndonjëherë seriozisht shqetesimet e tyre.

Reagimi vjen pasi 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të maskuar e të armatosur, kanë kaluar në territorin e Kosoves.

Selver Lenjani, KRYETAR I BASHKESISE LOKALE, KARACEVE

“Nuk është hera e parë hyrja e xhandarëve serbë, e forcave paramilitare, e armatës se rregullt, e forcave të ndryshme që hyjnë në territorin e fshatit Karaçevë. Nuk është hera e parë. Ky problem është qe nga viti 2001 e deri më sot kur po raportojmë. Institucionet e Republikës së Kosovës bindshëm po ju them asnjëherë nuk janë marrë. Është tmerr çfarë ka ndodhur me Karaçevën dhe çfarë po ndodhë”.

Që nga përfundimi i luftës banorët e këtij fshati të Kamenicës janë ankuar disa herë për futjen e xhandarmërisë serbe ne fshatrat e Kosoves.

Forcat paqëruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, deklaruan se patrullimi i së premtes ishte rutinë dhe aspak provokues.

Ndersa KFORi sqaroi se vija kufitare Kosovë – Serbi, “shtrihet në rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elementë të identifikueshëm të terrenit siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta”.

Ankohen banorët në Karaçevë: Forcat serbe kanë hyrë disa herë në fshat shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy