minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Cakaj uron Osmanin: Shqiptari i parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut - Struga.net

Cakaj uron Osmanin: Shqiptari i parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Cakaj përgjatë telefonatës uroi Ministrin Osmani për suksese të pamatshme në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe Kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – theksoi Cakaj në një postim në facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Cakaj, shprehu gatishmërinë, që me homologun e sapoemëruar në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, të vazhdojnë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.

Cakaj uron Osmanin: Shqiptari i parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy