minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Eliot Engel kritikon trajtimin e Kosovës nga presidenti Donald Trump: Diçka nuk shkon - Struga.net

Eliot Engel kritikon trajtimin e Kosovës nga presidenti Donald Trump: Diçka nuk shkon

0

“Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane ndaj Kosovës dhe kjo duhet të ndryshojë”, thotë kongresisti i shquar pro-shqiptar.

Nga Ruben Avxhiu

Në një deklaratë të lëshuar të premten në darkë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Eliot Engel kritikoi presionin që qeveria amerikane ka ushtruar ndaj Kosovës, në një kohë që nuk ka marrë asnjë qendrim ndaj Serbisë, pavarësisht prej blerjeve të armatimeve të rënda ruse dhe fushatës së anullimit të njohjeve të Kosovës.

Pasi ka folur për miqësinë e palëkundshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kongresisti Engel ka nënvizuar se për të nuk ka rëndësi kush e qeveris Kosovën, sepse ai është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë.

“Kjo është edhe pse kam qenë gjithnjë e më i shqetësuar me taktikat e dorës së rëndë të përdorura nga Administrata Trump ndaj Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saj ndaj Serbisë. Mirëpo, kjo Administratë vendosi të përdorë ndëshkimet ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti kishte filluar punën. Në vend që ta lejonte qeverinë e re që po përballej me pandeminë, që të emëronte njerëzit e saj në agjensitë dhe të instalonte procedurat e saj të brendshme, SHBA kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë për shkak të tarifave ndaj Serbisë”, tha Engel.

“Ka arsye të mira që Kosova të heqë tarifat, sidomos ngaqë ato më shumë po e dëmtojnë Kosovën sesa po i japin influencë për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë. Mirëpo, pavarësisht nga këto, tarifat janë një mjet legjitim i çdo vendi sovran. Si të tilla, ato imponohen në mbarë botën nga vetë Presidenti Trump si ndaj miqve ashtu edhe ndaj armiqve për arsye ekonomike e politike”.

“Në vend që të përdorte taktika shtrënguese ndaj një vendi mik që mbështetet te përkrahja jonë, Shtetet e Bashkuara duhej të kishin punuar me durim me qeverinë tani-në-largim të Kosovës – ashtu si kërkoi të punonte me qeverinë e mëparshme – për të përmirësuar politikat që sjellin begati dhe një paqe jetëgjatë. T’i imponohesh një demokracie të vogël është një sjellje prej bulli, jo prej partneri të pjekur. Pavarësisht nga kjo, unë do të vijoj të bashkëpunoj me çfarëdo qeverie që do të zgjedhë populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen”, tha kongresisti.

“Për më tepër presioni i ushtruar mbi Prishtinën për tarifat e saj është qartësisht i njëanshëm. Diplomatët serbë po bredhin në mbarë botën duke i shtyrë vendet që të anulojnë njohjet e Kosovës, ndërsa Serbia është duke thelluar marrëdhëniet me Moskën duke blerë armatike të shumta ruse. Në fakt, sipas Aktit të Përballimit të Kundërshtarëve të Amerikës Nëpërmjet Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kogresi në vijim të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje armësh kërkojnë që Administrata t’i vendosë sanksione Serbisë. Jo vetëm që nuk i kemi vendosur sanksione, por as që i kemi kërkuar Serbisë që të ndalojë përpjekjet për anullimin e njohjeve “.

“Diçka nuk është në rregull me politikën e SHBA-së dhe na duhet ta korrigjojmë. Mund ta fillojmë duke drejtpeshuar qendrimet tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Duhet të punojmë me aleatët tanë europianë që t’i trajtojnë të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë. “Më tej, SHBA duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet Koroporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC është bazuar në një objektiv, tregues të mbështetur nga të dhënat, dhe një kompakti të rënë dakord së bashku ndërmjet SHBA-së dhe vendit përfitues. Përdorimi i kësaj ndihme sim jet shantazhi për punë që nuk kanë të bëjnë fare me MCC-në apo misionin e tij e shtrembërron këtë agjensi thjesht në një mjet tjetër presioni për të përfituar – pikërisht e kundërta enarsyes së ekzistencës së saj.” u shpreh në deklaratën e tij kongresisti Engel.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy