minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Erdogan shton kërcënimet: Ankaraja është e vendosur - Struga.net

Erdogan shton kërcënimet: Ankaraja është e vendosur

0

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi ata që kërkojnë të veprojnë kundër Turqisë, në konfliktin e hapur me Greqinë. Ai theksoi se Ankaraja është e vendosur dhe se në këtë mënyrë Turqia vetëm sa forcohet.

“Ata që përpiqen të krijojnë ngjarje të trilluara duke shkelur të drejtat ligjore të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe Egje duhet të pranojnë faktet. Çdo gabim politik, diplomatik, ushtarak ose akt mosrespektues ndaj vendit tonë, në vend që të na largojë nga rruga jonë, forcon vendosmërinë tonë. Ne jemi të vendosur deri në fund për kufijtë e Turqisë dhe të drejtat turke në Mesdheun Lindor”, tha ai.

Erdogan tha se Ankaraja mund të përdorë si diplomacinë, ashtu edhe forcën ushtarake, duke u kërkuar atyre që “shpifin” për të drejtat turke që të mësojnë diplomacinë dhe operacionet ushtarake të kryera nga Forcat e Armatosura Turke gjatë katër viteve të fundit.

Erdogan shton kërcënimet: Ankaraja është e vendosur shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy