minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Fotot/ “Me dorë në zemër”, si përshëndeten Meta dhe Thaçi - Struga.net

Fotot/ “Me dorë në zemër”, si përshëndeten Meta dhe Thaçi

0

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e sotme një takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti kosovar Thaçi ka mbërritur në Tiranë dhe kjo shihet si një lëvizje që po ndërmerret në prag të rinisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Me rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit dhe krijimin e krijimin e qeverisë Hoti, është krijuar baza për rikthimin e dialogut.

Për momentin nuk ka akoma një njoftim zyrtar mbi takimin mes Metës dhe Thaçit, por se besohet se situate e re në Kosovë dhe bisedimet për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë në fokusin e bisedimeve mes dy presidentëve.

Në dalje, Meta e ka përcjellë Thaçin dhe për shkak të situatës së pandemisë, dy presidentët janë përshendetur në një mënyrë t veçantë me dorë në zemër, një traditë e shqiptarëve ndër shekuj.

Thaçi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, marrëveshjen me Serbinë me theks të veçantë gabimet që thotë t’i ketë bërë ish-kryeministri Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij. “Kurti është vetshkarkuar nga gabimet e tij, po të dëgjonte këshillat e mija do të ishte ende në zyrën e tij”, theksoi Thaçi. Presidenti ka theksuar se është duke punuar me të gjithë që të lëvizin bashkarisht drejt një marrëveshjeje me Serbinë. “Besoj se do të kemi një marrëveshje me Serbinë, më shpejt se sa që mendojnë pesimistët”, theksoi Thaçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy