minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Frikë nga koronavirusi/ Greqia pezullon lëshimin e vizave në Shqipëri - Struga.net

Frikë nga koronavirusi/ Greqia pezullon lëshimin e vizave në Shqipëri

0

Jo vetëm mbyllja e kufijve dhe limitimi i qytetarëve që mund të kalojnë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë nga koronavirusi, Greqia ka vendosur të pezullojë lëshimin e vizave nga autoritetet konsullore greke në Shqipëri.

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore”, njoftoi ambasada greke në Shqipërim nëpërmjet “Facebook”.

Në fund të gushtit, qeveria greke vendosi të shtyjë deri në mes të shtatorit mbylljen e kufijve për shqiptarët. Në fuqi vijojnë të mbeten numrat e limituar (750 dhe 300) për hyrjet nga Kakavija dhe Kapshtica.

Frikë nga koronavirusi/ Greqia pezullon lëshimin e vizave në Shqipëri shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy