minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Gjukanoviç: Mali i Zi nuk mund të shkojë drejt Rusisë, zgjedhjet vendimtare - Struga.net

Gjukanoviç: Mali i Zi nuk mund të shkojë drejt Rusisë, zgjedhjet vendimtare

0

Ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi, analistët I konsiderojnë ato tejet polarizuese, si pasojë e fërkimeve mes forcave politike pro-malazeze dhe atyre pro-serbe.

Në këtë kontekst, partitë e pakicave duket se do të kenë një rol kyç dhe do të jenë vendimtare në formimin e shumicës parlamentare.

Ndërkohë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se këto zgjedhje parlamentare do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së vendit, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë.

MILO DJUKANOVIC

PRESIDENT I MALIT TE ZI

“Po zhvillojet një “luftë mediatike dhe politike” kundër meje dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, për ta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguar atë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Por partia ime nuk do të lejojë që “ideologjia e errët e mesjetës” të mbizotërojë në zgjedhje.”

Presidenti Gjukanovic i referohet Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka udhëhequr një seri protestash kundër qeverisë së tij. Por homlogu serb, Aleksandar Vuçiq, i ka mohuar akuzat se Serbia, aleate e afërt e Rusisë, është duke ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi përmes mediave dhe kishës.

Serbët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë prej 620,000 banorësh të Malit të Zi.

Në zgjedhje, partia në pushtet e Malit të Zi, DPS, do të sfidohet nga një grup pro-serb dhe një aleancë tjetër opozitare që e akuzon Gjukanoviqin dhe qeverinë e tij për korrupsion të përhapur.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbështetjen e tij për presidentin malazez, ndersa kreu I opozites basha beri thirrje per te votuar partite shqiptare.

Gjukanoviç: Mali i Zi nuk mund të shkojë drejt Rusisë, zgjedhjet vendimtare shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy