minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Gjukanoviç: Zgjedhjet, vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi - Struga.net

Gjukanoviç: Zgjedhjet, vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi

0

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha se zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë, njoftoi partia e tij të mëkurën.

Gjukanoviç tha se po zhvillojet një “luftë mediatike dhe politike” kundër tij dhe Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), për ta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguar atë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Gjukanoviç tha se DPS nuk do të lejojë që “ideologjia e errët e mesjetës” të mbizotërojë në zgjedhje.

Me këtë, ai iu referua Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka udhëhequr një seri protestash kundër qeverisë së tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka mohuar akuzat se Serbia, aleate e afërt e Rusisë, është duke ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi përmes mediave dhe kishës.

Një ligj për pronat fetare në Mal të Zi ka shkaktuar prortesta të serbëve tash e sa muaj.

Serbët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë prej 620,000 banorësh të Malit të Zi.

Sipas kundërshtarëve, ligji do të çojë në konfiskimin e pronës së Kishës Ortodokse Serbe nga shteti malazez, gjë që mohohet nga Qeveria malazeze.

Në zgjedhje, partia në pushtet e Malit të Zi, DPS, do të sfidohet nga një grup pro-serb dhe një aleancë tjetër opozitare që e akuzon Gjukanoviçin dhe qeverinë e tij për korrupsion të përhapur.

Sondazhet e opinionet tregojnë se DPS do të fitojë shumicën e votave, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme./R.E.L

Gjukanoviç: Zgjedhjet, vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy