minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Hoti, optimist për takimin në SHBA: Kosova do paraqesë projekte të mëdha zhvillimi - Struga.net

Hoti, optimist për takimin në SHBA: Kosova do paraqesë projekte të mëdha zhvillimi

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë sinjale pozitive për takimin e 4 shtatorit në Washington mes Prishtinës e Beogradit.

Me anë të një postimi në facebook Hoti shkruan se “Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë çuar në liri, pavarësi dhe integrimin euro-atlantik shtetin e Kosovës”.

“Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë. Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian” shkruan kryeministri Hoti në postimin e tij.

Ai thekson më tej se Delegacioni i Kosovës do të zhvillojë takime me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe me zyrtarë të tjerë të lartë gjatë vizitës në SHBA.

Hoti, optimist për takimin në SHBA: Kosova do paraqesë projekte të mëdha zhvillimi shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy