minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Konstituohet parlamenti në Shkup/ Nisin bisedimet për qeverinë e re - Struga.net

Konstituohet parlamenti në Shkup/ Nisin bisedimet për qeverinë e re

0

Si asnjëherë më parë, seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u mbajt këtë të martë nën masa të rrepta në përputhje me protokollet shëndetësore për shkak të pandemisë.

Të gjithë deputetëve u është kërkuar mbajtja e maskës dhe u është matur temperature para hyrjes në ambientet e kuvendit.

Pas interpretimit të himnit në praninë edhe të presidentit Stevo Pendarovski, krytari në largim i Kuvendit Talat Xhaferri thirri emrat e 120 deputetëve të zgjedhur, 3 prej të cilëve nuk ishin të pranishëm.

Kuvendi zgjodhi presidentin dhe antarët e komisionit të Verifikimit, e më pas Xhaferri kërkoi rishikimin e raportit të Komisionit Shtetëor të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut dhe verifikimin e mandateve të deputetëve, për të kaluar më pas në pkat e tjera të rendit të ditës.

Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve e më pas kuvendi do të mblidhet sërish pas marrëveshjes sëpartive politike për shumicën parlamentare dhe përcaktimin e drejtuesit të ri të kuvendit.

Sipas Kushtetutës partitë politike kanë 10 ditë afatduke nisur nga kjo e martw për formiin e shumicës dhe dhënien e madnatit për formimin e qeverisë së re

Bisedimet për formimin e koalciionit pritet të nisin menjëherë.

Në zgjedhjet e 15 korrikut, koalicioni “Ne mundemi” i udhëhequr nga LSDM e Zoran Zaev fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për rinovimin e Maqedonisë” të VMRO-DPMNE – 44, BDI e Ali Ahmetit – 15, koalicioni i Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativa – 12, Majtas – dy dhe PDSH – një mandat.

Konstituohet parlamenti në Shkup/ Nisin bisedimet për qeverinë e re shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy