minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Lajçak: Vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi - Struga.net

Lajçak: Vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi

0

Dialogu Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, është aktualisht një ndër çështjet më të rëndësishme në Ballkan. Kështu u shpreh Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë fjalës së tij në Forumin e 15-të Strategjik të Bledit në Slloveni.

MIROSLAV LAJCAK
PERFAQESUES I BE PER DIALOGUN

“Të dyja palët e kuptojnë se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të shmangen. Europa është në krye të këtij procesi që prej vitit 2011, sepse edhe Serbia, edhe Kosova kanë të ardhme europiane. Për ne kjo është çështje e fqinjëve tanë dhe e anëtarëve të ardhshëm, e jo ndonjë aktivitet i marrëdhënieve publike”

Diplomati i Bashkimit Europian u shpreh se nuk ka afate në negociata, por vija të kuqe të cilat unioni nuk dëshiron t’i kalojë.

MIROSLAV LAJCAK
PERFAQESUES I BE PER DIALOGUN

“Ne kemi vija të kuqe. Nuk është e drejtë të thuhet se për çfarëdo marrëveshje të arrijnë palët, për ne është në rregull. Sepse, mandati im thotë se këndi që duhet të arrijë në proces, është që normalizimi i marrëdhënieve të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të jetë i pranueshëm për anëtarët e BE-së dhe të qetësojë situatën në rajon”

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Lidhur me përfshirjen e SHBA-së në dialog, Lajçak u shpreh se Europa nuk është këshilluar për përmbajtjen e takimit në Uashington, megjithatë nuk do ta përjashtonte ndihmën e një pale të tretë në dialog.

Lajçak: Vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy