minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Mali i Zi në heshtje zgjedhore/ Nesër beteja mes pro-perëndimorëve e mbështetësve të Rusisë - Struga.net

Mali i Zi në heshtje zgjedhore/ Nesër beteja mes pro-perëndimorëve e mbështetësve të Rusisë

0

Mali i Zi eshte ne heshtje zgjedhore ndërsa të dielën, qytetarët do të votojne ne zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen në një kohë krize politike për shkak të ligjit për Liritë Fetare të Miratuar në 2019, por edhe pandemisë së koronavirusit.

Kisha Ortodokse Serbe kundërshton ligjin duke pretenduar se shteti synon t’i marrë pronën, duke dalë kështu në mbështetje të opozitës, dhe kundër parties se udhëhequr nga Milo Gjukanoviç.

Ky i fundit, në koalicion me partinë Social Demokrate shpreson të sigurojë edhe njëherë mbështetjen e qytetarëve për të formuar një qeveri pro perëndimore dhe larg ndikimit rus dhe të Beogradit.

Janë rreth 541 mijë votues me të drejtë vote të cilët do të shprehin vullnetin e tyre per 6 koalicione dhe 6 parti per 81 mandate ne parlamentin e Malit të Zi.

Ndërkohë 5 parti shqiptare në Podgoricë do të garojnë në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e së dielës. Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva ,nënshkruan një marrëveshje për të garuar se bashku.

Mali i Zi në heshtje zgjedhore/ Nesër beteja mes pro-perëndimorëve e mbështetësve të Rusisë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy