minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Maqedonia e Veriut/ Sot 147 raste të reja dhe 6 viktima , më i riu 36 vjeç - Struga.net

Maqedonia e Veriut/ Sot 147 raste të reja dhe 6 viktima , më i riu 36 vjeç

0

Maqedonia e Veriut vijon të ketë një bilanc të rëndë ditor nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1296 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 147 persona.

Shumica e të infektuarve të rinj janë zbuluar në Shkup, 64 raste.

Orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, teksa shumica kishin edhe sëmundje tjera. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.

Në total janë 334 persona që kanë humbur betejën me koronavirusin e ri në këtë vend.

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 111 pacientë.

Aktualisht Maqedonia e Veriut ka 3611 raste aktive me Covid-19.

Maqedonia e Veriut/ Sot 147 raste të reja dhe 6 viktima , më i riu 36 vjeç shkruan Vizion Plus.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy