minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Mitsotakis i prerë me Trump: Kjo është mënyra e vetme si mund të dialogoj me Turqinë - Struga.net

Mitsotakis i prerë me Trump: Kjo është mënyra e vetme si mund të dialogoj me Turqinë

0

Kryeministri i Greqsisë, Kyriakos Mitsotakis ka shumë sfida përpara me nisjen e sezonit të ri politik.

Mes krizës ekonomike dhe përhapjes së koronavirusit, është shtuar edhe përplasja me Turqinë. Për këtë çështje, ai ka folur në telefon edhe me presidentin amerikan Donald Trump.

Këtij të fundit, Mitsotakis i ka bërë me dije mënyrën e vetme sesi mund të ulet në tryezën e dialogut me Turqinë.

“Çështja është tek përcaktimi i zonave detare. Dhe nëse nuk biem dakord, të bëjmë një marrëveshje të përbashkët dhe të shkojmë në Hagë. Për të rifilluar bisedimet, megjithatë, Turqia duhet të ndalet menjëherë, në mënyrë që konflikti të mos përshkallëzohet”, mësohet të ketë thënë Mitsotakis në bisedën telefonike që zgjati 20-25 minuta.

Presidenti amerikan ka treguar gatishmëri për të ndërhyrë për krizën.

Mitsotakis i prerë me Trump: Kjo është mënyra e vetme si mund të dialogoj me Turqinë shkruan Vizion Plus.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy