minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Nga sot, lëvizja drejt Greqisë vetëm në fasha të dedikuara orari - Struga.net

Nga sot, lëvizja drejt Greqisë vetëm në fasha të dedikuara orari

0

Duke nisur nga ora 22.00 e mbrëmjes së kësaj të enjteje do të hyjë në fuqi urdhri i qeverisë greke për të bërë me orar lëvizjen në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Policia e Shtetit kujtoi edhe një herë se nga ora 22.00 deri në orën 06.00 këto pika do të jenë të mbyllura, si për udhëtarët, ashtu edhe për automjetet. Urdhri vlen qoftë për ata që hyjnë, qoftë për ata që dalin nga Greqia.

Gjithashtu, duke filluar nga data 16 gusht, kushdo që futet në shtetin fqinj përmes Kakavijës dhe Kapshticës do t’i duhet të kryejë karantinë 7-ditore.

✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. ⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi”, njoftoi Policia e Shtetit.

Nga sot, lëvizja drejt Greqisë vetëm në fasha të dedikuara orari shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy