minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Palmer: Presim njohje reciproke nga Kosova dhe Serbia - Struga.net

Palmer: Presim njohje reciproke nga Kosova dhe Serbia

0

SHBA pret arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan Mathew Palmer theksoi se ajo duhet të përfshijë njohjen reciproke mes dy vendeve.

MATTHEW PALMER

ZEVENDES NDIHMES SEKRETARI I SHTETIT

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian. Ne jemi të përqendruar tek mbështetja e një procesi të udhëhequr nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës që, më idealja, do të kishte në thelb të saj njohjen e ndërsjellët. Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit.”

Duke folur për Gjykatën Speciale, zyrtari i lartë amerikan nënvizoi mbështetjen për hetimet që duhet të çojnë në zbatimin e plotë të ligjit.

MATTHEWPALMER

ZEVENDES NDIHMES SEKRETARI I SHTETIT

“E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”.

Palmer përshëndeti përkushtimin e Komisionit Europian për të avancuar procesin e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut.

Palmer: Presim njohje reciproke nga Kosova dhe Serbia shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy