minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Pesë persona vdesin nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut - Struga.net

Pesë persona vdesin nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

0

Maqedonia e Veriut konfirmon 5 jetë të humbura dhe 159 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Shëndetësisë ku thekson se në 24 orët e fundit janë kryer 2.018 teste.

Rastet e reja vijojnë sipas qyteteve në:

Shkup-45, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Kriva Pallankë-6, Koçan-2, Probishtip-2, Pehçev-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-1.

Rastet e jetëve të humbura janë: një paciente nga Shkupi (61), dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86), një pacient nga Kërçova (62) dhe një pacient nga Demir Hisari (70).

Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.163.

Pesë persona vdesin nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy