minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Qetësohet” Maqedonia e Veriut, bie numri i të infektuarve me COVID - Struga.net

“Qetësohet” Maqedonia e Veriut, bie numri i të infektuarve me COVID

0

Maqedonia e Veriut ka regjistruar këtë të diel 39 raste të reja me koronavirus, numri më i vogël i rasteve të reja me koronavirus që prej muajit prill.

Autoritetet shëndetësore raportuan se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 4 persona, dy nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 77 vjeç. Për rrjedhojë, ka shkuar në 600 numri i viktimave në total.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë testuar 147.819 persona, prej tyre 14.330 janë diagnostikuar me COVID-19, 11.062 janë shëruar ndërsa aktivë janë 2.668 persona.

“Qetësohet” Maqedonia e Veriut, bie numri i të infektuarve me COVID shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy