minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rezultatet paraprake/ Partia proserbe dhe proruse i afrohet Gjukanoviçit, ja sa morën dy partitë shqiptare - Struga.net

Rezultatet paraprake/ Partia proserbe dhe proruse i afrohet Gjukanoviçit, ja sa morën dy partitë shqiptare

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi beri te ditur mengjesin e kesaj te henen paraprake të zgjedhjeve parlamentare qe u mbajten diten e diele.

KSHZ i Malit te Zi konfirmoi se deri tani jane numeruar 98.55 për qind të fleteve te votimit.

Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanovic, ka fituar 35.12 për qind të votave.

Nga ana tjeter koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32,54 për qind të votave.

Gjithnje sipas rezultateve paraprake, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë”, 5.57, Socialdemokratët 4.09, Partia e Boshnjakëve 3.81, Partia Social-Demokrate 3.14, Lista Shqiptare 1.61 dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” 1.16.

KSHZ beri te ditur se “Nisma Qytetare Kroate” dhe Partia “Kroate e Reformës” nuk e kanë kaluar pragun.

Pjesëmarrje ne zgjedhjet e te dieles ishte nga me te lartat e dekadave te fundit me afro 75%.

Ndonese ka afro 3 dekada ne pushtet, partia e Gjukanovic per here te pare nuk do ta kete te lehte te formoje qeverine.

Rezultatet paraprake/ Partia proserbe dhe proruse i afrohet Gjukanoviçit, ja sa morën dy partitë shqiptare shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy