minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rrëzimi i Kurtit, flet Thaçi: Raportet e ftohta me Shqipërinë dhe SHBA - Struga.net

Rrëzimi i Kurtit, flet Thaçi: Raportet e ftohta me Shqipërinë dhe SHBA

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, se arsyet që çuan në largimin e Albin Kurtit nga zyra e Kryeministrit, kanë qenë të lidhura me raportet e tij të ftohta me Shqipërinë dhe SHBA.

Thaçi: Zhvillimet që ndodhën mes partnerëve të koalicionit, më pas raportet e tij të ftohta me Shqipërinë dhe ShBA kanë qenë ato që e kanë larguar nga zyra. E ka krijuar vetë rrethanën që të shkarkohet nga 2/3 e parlamentit të Kosovës. Komunikimi jo i sinqertë me Uashingtonin dhe mos prezantimi i së vërtetës me ta ka qenë një gabim strategjik i kryeministrit të Kosovës.

Fevziu: A mendoni se e rrëzuan ndërkombëtarët?

Thaçi: Mendoj se është një konspiracion, vetë deputetët e kanë votuar mocionin përveç njërës. Nuk ka të bëjë me faktorë ndërkombëtarë, por nga frika e drejtimit anti-amerikan dhe izolues.

Sa i përket lidershipit ata kanë arritur pavarësimin e Kosovës e kanë anëtarësuar Kosovën në 200 organizata ndërkombëtare kanë ndërtuar ushtrinë e Kosovës. Nëse regjimi i Albin Kurtit është ndryshe atëherë ai është i standardeve që kanë ardhur përmes gurëve, molotovëve, dhunës, djegies së parlamentit, kështu që cila është vlera. Ky është dallimi mes tij dhe atyre që kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./Opinion.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy