minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Sërish numër i lartë viktimash në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, shtohen të prekurit - Struga.net

Sërish numër i lartë viktimash në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, shtohen të prekurit

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 13 viktima dhe 225 raste të reja me COVID, nga 477 testime të kryera.

Institucionet shëndetësore në Kosovë deklaruan këtë të martë se janë shëruar 201 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të qytetarëve që e kanë fituar betejën në 5.190.

Që prej fillimit të pandemisë, deri më tani kanë humbur jetën në total 269 persona, ndërsa janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 9.274 qytetarë.

Aktualisht, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Sërish numër i lartë viktimash në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, shtohen të prekurit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy