minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Shqiptari “nxjerr” në opozitë Gjukanoviçin/ “Qeveria e re do zbatojë detyrimet ndërkombëtare” - Struga.net

Shqiptari “nxjerr” në opozitë Gjukanoviçin/ “Qeveria e re do zbatojë detyrimet ndërkombëtare”

0

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare në Mal të Zi kanë zhvilluar të hënën një takim gjatë së cilit thanë se kanë arritur pajtim për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme.

Takimi u zhvillua ndërmjet koalicioneve opozitare “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga politikanët, Zdravko Krivokapic, Aleksa Beçic dhe Dritan Abazovic, të cilët fituan shumicën në parlamentin malazez.

Sipas opozitës, parimi i parë për të cilin është rënë dakord është se “qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare”.

Së dyti, që qeveria e re do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re do të jetë e përbërë prej ekspertëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, kombëtare e të tjera.

“Qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, përmes rishikimit të të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë e Fetare”, thuhet në deklaratë.

Ligji për Liritë Fetare, i miratuar në fund të vitit 2019, shkaktoi një konflikt të hapur midis institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Pjesa më e diskutueshme e këtij Ligji, përkatësisht ndryshimet e të cilit po kërkon Kisha Ortodokse Serbe, kanë të bëjnë me pronën e bashkësive fetare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 30 gusht. Tri koalicionet e opozitës fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Malit të Zi.

Nga 81 vende, Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar nga Millo Gjukanovic fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.

Shqiptari “nxjerr” në opozitë Gjukanoviçin/ “Qeveria e re do zbatojë detyrimet ndërkombëtare” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy