minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Uji e balta vërshuan në shtëpitë e tyre/ 5 të vdekur në Greqi - Struga.net

Uji e balta vërshuan në shtëpitë e tyre/ 5 të vdekur në Greqi

0

Është rënduar bilanci i viktimave pas përmbytjeve që përfshinë Greqinë qendrore këtë të dielë. 5 persona kane humbur jeten pasi uji dhe balta kanë vërshuar në banesat e tyre.

Autoritetet konfirmojnë se mes viktimave ishte edhe një foshnjë 8 muajsh ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën pasi dy persona konsiderohen të zhdukur.

Banesat në ishullin Evia dhe në disa fshatra përreth thuajse janë rrënuar pasi reshjet e dendura kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati.

Disa persona kanë mundur të shpëtojnë pasi kanë qëndruar mbi pemë dhe mbi catitë e shtëpive, derisa kanë mbërritur forcat e emergjencës. Ata u evakuuan me helikopter.

Uji e balta vërshuan në shtëpitë e tyre/ 5 të vdekur në Greqi shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy