minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Vendimi i parë i kryeministrit Hoti, reagon presidenti Hashim Thaçi - Struga.net

Vendimi i parë i kryeministrit Hoti, reagon presidenti Hashim Thaçi

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit me Serbinë. Presidenti Thaçi në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se e mirëpret vendimin për heqjen e barrierave me Serbinë, për të cilat siç tha ai Serbia i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Presidenti Thaçi ka shkruar se tani presioni ndërkombëtar duhet të bie mbi Serbinë.

“Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Facebook.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy