minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Vuçiç ankohet: SHBA-BE, pro Kosovës, Beogradi do të refuzojë njohjen - Struga.net

Vuçiç ankohet: SHBA-BE, pro Kosovës, Beogradi do të refuzojë njohjen

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se raundi tjetër i biesedimeve Prishtinë Beograd me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian do të zhvillohet më 7 shtator.

Ai sqaroi do të jetë personalisht në Bruksel, dhe se do të kërkojë zbatimin e marrëveshjes së asociacionit të komunave serbe në veri.

Vuçiç këmbënguli edhe njëherë se pavarëisht presionit edhe të ndërkombëtarëve, Serbia nuk do ta njohë Kosovën shtet.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga dialogu, por duam një dialog të vërtetë, dhe jo një dialog në të cilin ata na tregojnë çdo ditë se ne duhet t’i pranojmë. Unë e kam njoftuar Palmerin, Grenel, Thaçin, Lajcek, të gjithë. Por, kur i shoh kosovarët vijnë në bisedime dhe marrin mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, shoh se kuptimi i gjithçkaje është që Serbia të njohë Kosovën.”

Vuçiç nënvizoi qëndrimin e Beogradit vetëm për bashkëpunim ekonomik.

“Beogradi është i qartë. Ne dëshirojmë bashkëpunim ekonomik, sepse është e rëndësishme të respektohen katër liritë kryesore – fluksi i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Lidhur me UÇK-në Aleksandër Vuçiç tha se Projektligji për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po kalon në Prishtinë, ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.

Vuçiç ankohet: SHBA-BE, pro Kosovës, Beogradi do të refuzojë njohjen shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy