minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi: Na pret verë dhe vjeshtë e vështirë - Struga.net

Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi: Na pret verë dhe vjeshtë e vështirë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha gjatë një konference për mediat se do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se Beogradi do të përballet me një verë dhe vjeshtë të vështirë sa i përket çështjes me Kosovën.

“Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Ja pse ne kemi nevojë për unitet.”

Më 10 korrik, pritet të mbahet një samit virtual mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit ka për qëllim lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi: Na pret verë dhe vjeshtë e vështirë shkruan Vizion Plus.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy