minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Vuçiç: Pres befasi në Uashington, negociatat të vështira - Struga.net

Vuçiç: Pres befasi në Uashington, negociatat të vështira

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se është përcaktuar axhenda e takimit mes Prishtinës e Beogradit në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit pranoi se pret surpriza dhe negociata të vështira ne Uashington.


ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
“Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga axhendat, është njohja e Kosovës. Thelbi është që Avdullah Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë për njohje. Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që do të nënshkruaj gjithçka që ofrohet në Uashington. Këtë e dëgjova me kujdes. Unë pres një befasi, nuk hezitoj ta them këtë, dhe do t’i kërkoj falje administratës amerikane nëse kjo nuk do të ndodhë.”

Vuçiç u pyet edhe për pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump gjatë bisedimeve Kosovë Serbi. Sipas tij, nëse kërkesa e SHBA-ve për Kosovën është sikurse supozon ai, atëherë nuk do të ketë një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë.


ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“Meqenëse mendoj se e di se cila mund të jetë përmbajtja e asaj surprize, ka më shumë të ngjarë që unë t’i refuzoj ato. Për shkak të këtij refuzimi, mendoj se takimi me presidentin amerikan nuk do të zhvillohet.”

Vuçiç njoftoi se takimi i Uashingtonit do të nisë në orën 10 të mëngjesit sipas orës lokale.

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“Ne fillojmë negociatat dhe bisedimet mbi ekonominë në orën 10 të mëngjesit me orën e Amerikës Lindore. Mudn të diskutojmë me palën e Prishtinës tre, katër ose pesë orë, dhe pastaj kemi një pauzë. Unë jam duke pritur se çfarë do të ketë në vazhdim”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Prishtina kembengul se Kosova synon njohjen reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.Menjëherë pas takimit në SHBA, palët do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve më 7 shtator në Bruksel.

Vuçiç: Pres befasi në Uashington, negociatat të vështira shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy