minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Zgjerimi grek në ujërat e Jonit/ “Kjo lëvizje nuk prek Shqipërinë” - Struga.net

Zgjerimi grek në ujërat e Jonit/ “Kjo lëvizje nuk prek Shqipërinë”

0

Vendimi i qeverisë greke për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje në detin Jon ka sjelle reagime të shumta në vendin fqinj.

Ish ministri I jashtëm grek Evangjelos Venizelos ka reaguar në lidhje me shtrirjen e ujërave torritoriale greke. Venizelos e ka kundërshuar këtë iniciativë në vitin 2018, kur qeveria SYRIZA kishte njoftuar synimin e saj për të bërë një zgjatje të pjesshme në 12 milje të ujërave territoriale Greke në Jon duke theksuar se një veprim i ngjashëm do të nxirrte në pah një kontrast me Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

Sipas Venizelos askush nuk e ka konsideruar për 46 vitet e fundit që kishte kundërshtime për zgjerimin e ujërave territoriale Greke nga Italia dhe Shqipëria, dy vende që kanë kohë që kanë ujëra territori prej 12 miljesh.

Ky fakt nuk na ka penguar të përfundojmë marrëveshjen e demarkacionit të shelfit kontinental me Italinë në 1977 dhe të nënshkruajmë marrëveshjen e demarkacionit detar me Shqipërinë në 2009, e cila fatkeqësisht u tërhoq – shprehet Venizelos

Në rrethanat aktuale dhe nëse qeveria zgjedh këto lëvizje “të pjesshme”, ish kryediplomati grek e konsideron të domosdoshme që kiriakos micotaqis të bëjë deklaratën e qartë se zgjerimi i ujërave territorialë në Detin Jon nuk përbën kontrast me Egjeun. Për Venizelon cështja kritike nuk është aspak zgjerimi i ujërave në jon por në Egje.

Ndërkaq Gazeta greke Kathimerini shkruan në analizën e saj se Mitsotakis sqaroi se aty ku distanca midis bregdetit është më pak se 24 milje, atëherë zbatohet parimi i vijës së mesme, pra mesatarja e distancës midis brigjeve Greke dhe të vendit fqinj. Sipas të përditshmes greke ky është rasti me Shqipërinë, e cila prej bllokimit të gjykatës kushtetuese nuk ka proceduar me asnjë demarkacion me Greqinë që nga viti 2009.

Por sipas mediave greke vendimi i Kiriakos Micotakis nuk cënon ujërat territoriale shqiptare por është thjeshtë një lëvizje simbolike dhe tërësisht politike. Greqia është në qendër të një cikloni gjeopolitik dhe brenda disa javësh, dekada sigurie mund të kushtëzohen. Ajo që deri dje mund të priste një dekadë tjetër, sot është një përparësi.

Zgjerimi grek në ujërat e Jonit/ “Kjo lëvizje nuk prek Shqipërinë” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy