
Miliona njerëz në mbarë botën për çdo ditë marrin Aspirinën, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun nga pika në tru apo në zemër, mirëpo shkencëtarët kanë zbuluar që kjo tabletë shton rrezikun nga gjakrrjedhja e brendshme.Aspirina një kohë të gjatë është konsideruar si tabletë çudibërëse e cila mund të ndihmojë në preventivën e sëmundjeve të shumta, siç janë disa lloje të kancerit dhe për mbrojtje nga pika në zemër apo në tru.Përdorimi i rregullt i aspirinave çon në rritjen e rrezikut të gjakderdhjeve të brendshme me 37 për qind dhe 38 për qind rritje të rrezikut të hemorragjive, thonë studiuesit.Në studimin e fundit thonë se njerëzit e shëndets… …