
Rastet e pickimit të rriqrave po shtohen çdo ditë e më shumë. Banorët e komunës së Malishevës dhe zyrtarët komunalë janë të pakënaqur me dezinsektimin selektiv. Ata thonë se efektet pozitive të kësaj spërkatjeje janë shumë të vogla. Qeverisja e kaluar e Komunës së Malishevës, ka kontraktuar një kompani për spërkatje nga ajri, mirëpo një gjë të tillë e ka kundërshtuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.Numri i rasteve të pickimit të rriqrave është shumë më i lartë sesa vitet e kaluara. Që nga 8 shkurti e deri më sot në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë janë regjistruar 289 raste të pickimit nga… …