minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
6-vjeçari i vetëm në tren, donte të shkonte te nëna e tij - Struga.net

6-vjeçari i vetëm në tren, donte të shkonte te nëna e tij

0

Pa u vënë re nga vëllai i tij i madh, ai doli nga shtëpia, pastaj, i vetëm arriti në stacionin e trenit në Parma, i cili është qindra metra larg shtëpisë dhe hipi në tren. E gjitha kjo ndodhi sepse ai donte të takonte patjetër nënën e tij, e cila ndodhej në punë.

Protagonist i kësaj historie është një djalë vetëm 6 vjeç! Ai u vu re nga një punonjës i hekurudhës i vetëm në vagonin e një treni, i cili do të nisej për në Brescia.

Fëmija i tregoi punonjësit se ai donte të takonte nënën, e cila punonte në spitalin e Parmës. Ai i mori telefonin vogëlushit, ndërsa më pas njoftoi edhe policinë që e mbajti fëmijën deri në ardhjen e nënës së tij.

Kjo histori mund të ketë edhe një fund jo të lumtur për nënën, e cila mund të ndëshkohet për braktisjen e të miturit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy