minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Alicia Keys gati sa nuk kishte abortuar djalin e saj - Struga.net

Alicia Keys gati sa nuk kishte abortuar djalin e saj

0

39-vjeçarja nëna e Egjiptit nëntë-vjeçar dhe Genesis pesë-vjeçarë ka që të dy me burrin e saj Swizz Beatz, thotë se ishte ndier e ‘tërbuar’ kur mori vesh se ishte shtatzënë me djalin e dytë, pasi mendonte se nuk mund ta përballonte, shkruan lajmi.net.

Në atë kohë, Alicia ishte në mesin e finalizimit të albumit të saj të gjashtë ‘Here’, ndërsa Swizz Beatz emri i vërtetë i të cilit është Kasseem Dean – ishte duke studiuar në Harvard Business School.

Duke shkruar në librin e saj të ri ‘More Myself ‘ një fragment i të cilit u nda me revistën People – ajo tha:” Unë nuk isha gati për këtë, gjë që i thashë mjekut. [Unë i thashë mjekut] “Kjo është koha më e keqe ndonjëherë. Unë jam duke punuar në albumin tim të ardhshëm. Burri im sapo hyri në Shkollën e Biznesit në Harvard. Dhe unë kam qenë duke pirë shumë atë kohë. Unë e lashë zyrën e tij duke u ndjerë e ‘shqyer’.

“Muzika që po krijoja mu dukej si më e rëndësishme dhe më urgjente sesa gjithçka tjetër. Do të duhej ta anuloja publikimin e albumit për të paktën një vit nëse zgjidhja të kem fëmijën.”

Ajo shtoi: “Ndërsa isha duke u menduar për zgjedhjen time, unë hyra në studio një mbrëmje dhe fillova të dëgjoja ‘Më shumë se sa ne e dimë”, një këngë Sëizz dhe unë e kishim shkruar ë bashku. Tekstet janë që ne mund t’i përballojmë gjërat shumë më shumë se sa e imagjinojmë. Sytë e mi mbusheshin me lot. Si mund të humbja potencialin për këtë fëmijë të bukur, këtë dritë që mund të prekte të tjerët në mënyra që nuk mund t’i ëndërroja. Për mua, kënga ishte një mesazh i fuqishëm që unë duhet të vazhdoj me shtatzëninë ”.

Genesis lindi në dhjetor 2014 dhe krijuesi i hitit ‘Girl on Fire’ nuk mund të ishte më e lumtur sesa me lindjen e fëmijës dhe publikimin e albumit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy