minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Avionët me Pokemon “pushtojnë” qiellin japonez - Struga.net

Avionët me Pokemon “pushtojnë” qiellin japonez

0

Avionë me Pokemon kanë nisur të fluturojnë në qiellin japonez.

“Solaseed Airlines”, një kompani lokale, me bazë në ishullin japonez Kyushu, inauguroi një avion të pikturuar me karakterin vizatimor të Pokemon. Fluturimi i tij i parë ishte nga Miyazaki City në aeroportin Haneda të Tokios.

Këta avionë, që do të qarkullojnë së paku deri në fund të vitit 2021, janë pjesë e një bashkëpunimi midis The Pokémon Company (e cila zotëron dhe licencon personazhet) dhe rajoneve të ndryshme të Japonisë.

Miyazaki, në bregun lindor të Kyushu, është rajoni i tetë që bashkohet me këtë nismë, ku secili prej tyre ka një Pokemon të personalizuar me një detaj karakteristik.

Edhe pjesa e brendshme e avionit është e mbushur me piktura të karakterit vizatimor. Ato mund t’i shohësh te sediljet e udhëtarëve si dhe te stilolapsat ose broshurat që jepen në nisje të udhëtimit.

Avionët e pikturuar me karaktere të njohura janë një traditë argëtuese në industrinë e aviacionit. Personazhet Jake, Finn dhe Princess Bubblegum nga shfaqja e njohur televizive “Adventure Time” janë shfaqur në avionët e quajtur Cartoon Network në Thai Smile, një linjë rajonale në Tajlandë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy