minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ishulli i shkrirë nga akujt nxjerr në dritë ariun 30 mijë vjeçar, ende të paprekur - Struga.net

Ishulli i shkrirë nga akujt nxjerr në dritë ariun 30 mijë vjeçar, ende të paprekur

0

Në qoftë se nga një anë rritja e temperaturave në Siberi është një sinjal shqetësuar për klimën globale, padyshim që shkrirja e akujve dhe permafrostit, që karakterizon pjesën veriore të Rusisë, po nxjerr në dritë me ritme të shpejta dëshmi pothuajse të paprekura të një epoke të historisë që cilësohej e humbur.

Shkencëtarët e Universitetit të Yakutsk kanë deklaruar një zbulim që e cilësojnë historik, në fushën e arkeologjisë. Bëhet fjalë për një trup pothuajse të paprekur të një ariu të shpellave, që mendohet se ka jetuar midis 22 mijë dhe 39 mijë vjet më parë. Deri më tani nga kjo specie njiheshin vetëm kockat.

  • Shkencëtarët e Universitetit të Yakutsk kanë zbuluar, pothuajse të paprekur, një ari të shpellave
  • Ariu mendohet se ka jetuar midis 22 mijë dhe 39 mijë vjet më parë
  • Oraganet e brendshme dhe hunda janë ende të paprekura
  • Ariu i gjetur në Siberi
  • Ishujt Lykhovsky
  • Akujt po shkrihen duke zbuluar kafshë të zhdukura prej dhjetra mijëra vitesh
  • Vendndodhja e zbulimit, ishujt Lykhovsky

“Ky është një zbulim fantastik, i pari në llojin e tij, sepse bëhet fjalë për një ekzemplar që ka ruajtur ende indet e buta, organet e brendshme, madje edhe hundën e tij”.

Lexo edhe:
Në kërkim të dhëmbëve të mamuthëve, jeta e mundimshme e minatorëve rusë

Ariu u zbulua në një nga zonat më të izoluara të Siberisë, por edhe ajo më e pasura me zbulime në kohët e fundit, ishujt Lykhovsky. Mamuthë, rinoqerontë dhe luanë janë zbuluar në gjendje shumë të mirë në vitet e fundit.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy