Jonida Maliqi sot feston ditëlindjen

0

Jonida Maliqi më 26 mars feston ditëlindjen, ajo sot ka mbushur plot 37-vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, kësaj radhe feston më ndryshe prej herave të tjera, ngase ditëlindja e saj rastisi në periudhën kur të gjithë qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Për ditëlindjen e 37-të, Jonida ka pranuar urime të shumta nga miq, familjarë, e kolegë të saj, të cilët ia uruan më të mirat asaj.

Vitin e kaluar, Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë në festivalin “Eurovision”, ku u paraqit me këngën “Ktheju tokës”.

Jonida përveç zërit unik që ka, njihet edhe për stilin e veçantë në çdo paraqitje të saj publike. /Lajmi.net/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Struga Lajme

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting