minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ka jetë në Venus? Kreu i Agjencisë Hapësinore: Ai planet është rus - Struga.net

Ka jetë në Venus? Kreu i Agjencisë Hapësinore: Ai planet është rus

0

Një javë më parë, bëri bujë në komunitetin shkencor studimi i astronomëve anglezë dhe amerikanë që deklaruan se në atmosferën e planetit Venus, disa kilometra nga sipërfaqja e saj, gjendej një element si fosfina e cila mund të prodhohet vetëm nga qenie të gjalla.

Kreu i Roscosmos, Dmitry Rogozin, ka komentuar gjetjen, duke pohuar se për studiuesit rusë, Venusi është planet “edhe më interesant se Marsi, për të kuptuar ndryshimet klimatike”. Por ai ka shtuar diçka që ka krijuar menjëherë polemika të panumërta. “Ne mendojmë se Venusi është planet rus, prandaj nuk duhet të mbetemi mbrapa në kërkimet”, deklaroi ai.

Vladimir Putin dhe Dmitry Rogozin dëgjojnë një nga drejtuesit e Roscosmos

Rogozin i referohet faktit që teknikisht, i vetmi shtet që ka dërguar një sondë në sipërfaqen e planetit ka qenë Bashkimi Sovjetik në 1970, me misionin Venera 7.

Fotografia e vetme nga sipërfaqja e planetit Venus, nga misioni rus Venera 9

Sonda sovjetike u shkri pas pak sekondash për shkak të temperaturave të larta në sipërfaqen e planetit, por arriti të dërgojë disa informacioneve të vyera. Madje misioni i mëvonshëm, Venera 9, arriti të ”shkrepë” fotografinë e vetme të Venusit nga sipërfaqja e tij.

Lexo edhe:
Jetë aliene në Venus? Organizma fluturues në planetin e pabanueshëm

Deklaratat e kreut e Roscosmos mund të acarojnë ende më shumë përballjen me vendet e NATO-s, që tashmë duhet të vigjilojnë shumë lart nga kokat e tyre, lëvizjet e “armikut” të përhershëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy