Koronavirusi, Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë financiarisht fansat

0

Taylor Swift dhe Ariana Grande po përpiqen të ndihmojnë fansat që u ndikuan financiarisht nga pandemia koronavirus, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Yjet e popullit janë lavdëruar për donacionin e parave, për ata që humbën punën e tyre ose po përballen me dëbim, ndërsa amerikanët fillojnë të ndiejnë pasojat financiare të krizës shëndetësore.

“Me një fjalë të vetme, Taylor Swift më shpëtoi për të qëndruar në Nju Jork”, ka shkruar në Twitter një fanse mirënjohëse.

“Unë bëra një postim ku tregoja se frikësohesha që nuk mund të qëndroja në Amerikë, për shkak të asaj që i ka bërë industrisë së muzikës, koronavirusi”, ka shkruar Holly Turner.

“Nuk mund të ju besoj syve të mir”, ka shkruar fansja, e cila publikoi foton ku shihet fatura prej 3000 dollarëve e paguar nga Taylor.

Një mesazh i bashkangjitur në transaksion, me sa duket nga Swift, shkruan, ‘Holly, ju gjithmonë keni qenë aty për mua. Unë dua të jem aty për ty tani. Shpresoj që kjo të ndihmojë, Love, Taylor”.

Ndërkohë, Ariana Grande ka përdorur aplikacionin e transferimit të parave Venmo për të dërguar tek fansat shuma midis 500 dhe 1.000 dollarësh, sipas Page Six.

“Ajo arriti të kujdeset për pagën time mujore”, tha një fans në faqen e thashethemeve. Ajo raportohet se ka dërguar para për më shumë se 20 fansa deri më tani.

Ariana thuhet se ndihmon veçanërisht ata që kanë humbur punën për shkak të COVID-19. /Lajmi.net/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Struga Lajme

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting