minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Më shumë se 15 vite pa qëndruar pranë një mashkulli, gjarpri lëshon 7 vezë - Struga.net

Më shumë se 15 vite pa qëndruar pranë një mashkulli, gjarpri lëshon 7 vezë

0

Stafi i kopshtit zoologjik në Sent Luis u shtang kur zbuloi se gjarpri më i vjetër i kopshtit kishte lëshuar vezë, edhe pse nuk kishte qëndruar pranë një mashkulli për më shumë se 15 vite.

Pitoni, pjesë e kopshtit zoologjik prej vitit 1961, lëshoi 7 vezë në 23 korrik, tha për CNN Mark Wanner, menaxheri zvarranikëve. “Të gjithë u befasuam. Nuk e prisnim që të lëshonte më vezë”, tha ai. Gjarpri nuk ka emër, identifikohet me numrin 361003 dhe mendohet se është 62 vjeç.

Pitonët e këtij lloji e kanë origjinën në Afrikën qendrore dhe perëndimore dhe mund të riprodhohen edhe në mënyrë aseksuale. Në këtë mënyrë, shtoi Wanner, mund të riprodhohen edhe dragoi i Komodorit dhe disa gjarpërinj e zvarranikë të tjerë.

Gjarpërinjtë femër mund të ruajnë spermën për fertilizim të mëvonshëm, por Wanner tha se rasti më i rrallë që kishin dokumentuar deri tani ishte 7 vite pas kontaktit seksual. Ai shtoi se gjarpri në fjalë mund të ketë pasur kontakte edhe në vitet 1980 dhe 1990, sepse në atë kohë gjarpërinjtë mbaheshin bashkë sidomos në çastet e pastrimit të kafazeve. “Ne themi 15 vite ose më shumë, por me shumë gjasa ajo mund të ketë ndoshta edhe 30 vite pa pasur kontakte me një mashkull”, shtoi Wanner.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy