minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Melania Trump në bronz, Sllovenia zëvendëson statujën e djegur vitin e kaluar - Struga.net

Melania Trump në bronz, Sllovenia zëvendëson statujën e djegur vitin e kaluar

0

Melania Trump është zonja e parë e Amerikës, por një shtet tjetër e nderon me statujë, vendlindja e saj, Sllovenia. Një statujë e re prej bronzi, u përurua në qytezën e Svenicës ditën e martë, dukë zëvendësuar një tjetër prej druri, e cila u dogj vitin e kaluar, nga një person i paidentifikuar.

Disa e përshkruan bustin origjinal si të turpshëm, duke thënë se ai nuk i ngjante aspak zonjës Trump, por edhe varianti i bronztë, 2.8 metra i gjatë paraqitet me tipare të egra dhe me një fytyrë që nuk duket si ajo e Melanias.

  • Statuja e Melania Trump në Slloveni
  • Statuja e vjetër, e ideuar nga Brad Downey
  • Statuja e gdhendur në një trung u dogj më 4 korrik të vitit të kaluar
  • Statuja e re
  • Statuja e vjetër

Ajo përfshin një pllakë ku lexohet: “Statuja i kushtohet kujtimit të përjetshëm të monumentit të Melanias, që ishte dikur në këtë vend”.

“E kemi vendosur statujën për të kujtuar origjinalin, ky është kuptimi. E realizuam në bronz në mënyrë që të mos digjet dhe shkatërrohet”, tha kuratori Marko Vivoda.

Melania Trump lindi në Novo Mesto në vitin 1970, por u rrit në qytezën e Svenicës, kur Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë. Artisti Brad Downey ideoi statujën origjinale e gdhendur në një trung peme nga artisti Ales Zupevc në vitin 2019.

Lexo edhe:
Bashkëkombësit “nderojnë” Zonjën e Parë të Amerikës

Gruaja shfaqej me pardesynë blu që mbajti gjatë inaugurimit të të shoqit, por shumë e kritikuan për mungesën e ngjashmërisë. Ajo u dogj në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara më 4 korrik, por Downey vijoi ta ekspozonte në Slloveni, duke thënë se përfaqësonte tensionet politike në vend.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy