minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Nga përbindëshi i Firences te krimineli i makinetës, vrasësit serialë që nuk u kapën kurrë - Struga.net

Nga përbindëshi i Firences te krimineli i makinetës, vrasësit serialë që nuk u kapën kurrë

0

Disa nga krimet më misterioze në historinë e njerëzimit, autorët e të cilëve vazhdojnë të jenë të lirë.

  • Vrasësi i Zodiakut – Firmoste me këtë emër dhe i dërgoi letra shtypit ku thonte se kishte vrarë 37 persona në San Francisko.
  • Vrasësi i Parkut Kolonial – Vrau të paktën 8 persona pranë Parkut Kolonial në Virxhinia në fund të viteve ’80.
  • Fantazma i autostradës – Në vitet 1971 dhe 1972, 6 vajza afroamerikane u zhdukën në Uashington. Në njërën prej tyre u gjet një shënim: “Do të pranoj gjithçka kur të më kapni… nëse do të më kapni ndonjëherë”.
  • Burri i birrës – Vrau 6 persona në Indi në vitet 2006 dhe 2007. Viktimave u linte pranë një shishe birrë.
  • Vrasësi i Long Island – Ishte aktiv për 20 vite, nga 1993 në 2013, mendohet se ka vrarë 17 punëtorë seksi.
  • Vrasësi i makinetës – Ky vrasës fuste helm në pijet e makinetave dhe në vitin 1985 shkaktoi 12 viktima në Japoni.
  • Vrasësi i Autostradës së Lotëve – 16 femra u zhdukën në Kanada nga viti 1969 deri në vitin 2011. Të gjitha u rrëmbyen duke bërë autostop dhe më pas u vranë.
  • Vrasësi i I-70 – Një nga kriminelët më të kërkuar në SHBA. Ka vrarë me armë zjarri 9 persona në Teksas, Indiana, Misuri dhe Kansas.
  • Njeriu prej guri – Ka vrarë duke goditur me gur në kokë 13 të pastrehë në Indi, kur ata po flinin.
  • Përbindëshi i Firences – Ka vrarë 8 çifte nga viti 1969 deri në vitin 1985. Sulmonte të rinjtë kur ata ishin duke bërë dashuri brenda makinës.
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy