minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Triko me ‘’makineritë e Enverit’’, ish-punonjësja e trikotazhit nuk e tradhëton profesionin - Struga.net

Triko me ‘’makineritë e Enverit’’, ish-punonjësja e trikotazhit nuk e tradhëton profesionin

0

Një profesion që e bën më dashuri, jo vetëm që nuk harrohet, por të ndihmon ne pleqëri të ndihesh mirë si nga gjendja shëndetësore ashtu edhe ajo emocionale. Dhe kush ka dyshime për këtë ka ish-punonjësen e trikotazhit, Natashën në Elbasan për ta vërtetuar.

Prej më shumë se 45 vitesh, Natasha vazhdon të punojë triko me makinën e saj, të cilën e ka marrë nga ish trikotazhi, ku ka punuar në vitet e komunizmit.

Natasha tregon se ishte e vetmja nga disa dhjetëra shoqe të saj, që mbajti makinën e trikove dhe nuk e çoi në Metalurgjik për skrap. Dhe pas një jete të tërë, ky profesion i ka siguruar të ardhurat për vete dhe familjen në dy sisteme krejtësisht të kundërta, komunizmi dhe demokriacia.

Natasha ka dhe një apel për vajzat e reja, ndërsa vetë atë ky profesion do ta shoqërojë derisa Zoti ti japë forcë për të lëvizur duart dhe këmbët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy