minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Vendosi rekord botëror, 42-vjeçari qëndroi brenda akullit 2 orë, 30 minuta e 57 sekonda - Struga.net

Vendosi rekord botëror, 42-vjeçari qëndroi brenda akullit 2 orë, 30 minuta e 57 sekonda

0

Një sportist në Austri vendosi të freskohet pak këtë fundjavë duke vendosur njëkohësisht një rekord të ri botëror, duke qëndruar brenda një kutie të mbushur me copa akulli, për plot 2 orë, 30 minuta e 57 sekonda.

Veshur vetëm me rroba banjo, 42 vjeçari Josef Koeberl u mbulua me akull deri në shpatulla, në një kuti transparente, me duar të kryqëzuara në kraharor.

Ai theu rekordin e mëparshëm, për kontaktin e plotë të trupit me akullin, që ishte 2 orë, 8 minuta e 47 sekonda, vendosur prej vetë Josef një vit më parë.

“Se mendoja se do t’ia dilja. Ishte vërtet shumë gjatë por koha iku shpejt. E pabesueshme”, tha 42 vjeçari.

Koeberl qëndroi palëvizur në kutinë prej qelbi në në qendër të qytetit Melk, atje ku u admirua nga shikuesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy