Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Donald Lu hidhet sërish në aksion, takon deputeten e PD-së - Struga.net

Donald Lu hidhet sërish në aksion, takon deputeten e PD-së

0

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me deputeten demokrate Majlinda Bregu, njëherësh Kryetare e Këshillit të Integrimit.

Pas takimit, Bregu ka pranuar se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për situatën politike në vend.

“Situata politike në vend është e tensionuar dhe për këtë faktori ndërkombëtar është i shqetësuar”­, ka thënë Bregu.

Ajo teksa pranon se ishte një takim pune ka sqaruar se takimi i paraprin vizitës në vendin tonë të negociatorit McAllister.

Bregu ka zhvilluar një takim para disa ditësh me McAllister dhe zyrtarë të tjerë europianë gjatë vizitës në Bruksel.

Ajo e ka parë vizitën e saj si një shenjë pozitive.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting