
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, gjatë një takimi që zhvilloi sot me shefin e prezencës së OSBE-së,në Tiranë, Florian Raunig, nënvizoi se qeveria shqiptare është maksimalisht e angazhuar në përmbushjen e reformave që kanë nisur. “Aktualisht ne po vazhdojmë të punojmë me reformën administrativo-territoriale dhe atë në drejtësi, të cilat kanë rëndësi madhore për vendin.Që këto reforma të zbatohen duhet konsensusi edhe i opozitës, të cilën ne e kemi ftuar të jetë pjesë konstruktive në këtë angazhim tonin përpara qytetarëve shqiptarë”, tha ministrja Gjosha. Ajo siguroi shefin e prezencës së OSBE-së se Shqipëria do të vazhdojë p… …