
Një ditë pas takimeve të politikanëve kryesorë në Shqipëri me zëvendëskryeministrin grek Venizellos, ka reaguar PDIU-ja duke akuzuar dy forcat e mëdha politike se kanë bërë një pakt të fshehtë midis tyre për të mos zgjidhur çështjen çame. “PS dhe PD e kanë të vështirë të gjejnë konsensusin për të mirën e kombit, si reformat e nëpunësit civil dhe reformën administrative, por, e gjejnë konsensusin e heshtur në dëm të së mirës kombëtare për të mos diskutuar çështjen çame. Mospërmendja e çështjeve tona kombëtare, si çështja çame, është e papranueshme. Ne duam të besojmë se në togfjalëshin “mirëpërdorim të Traktatit të fqinjësisë së mirë dhe aktiv… …