minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Brenda javës 3 afrime të tjera”, Refik Halili për Champions: Patëm fat, shorti i mirë - Struga.net

“Brenda javës 3 afrime të tjera”, Refik Halili për Champions: Patëm fat, shorti i mirë

0

Tirana do të përballet me Dinamo Tbilisi në Gjeorgji mes datave 18 dhe 19 gusht për Champions League, ndërsa presidenti I bardhebluve ka folur pas shortit.

Për Refik Halilin shorti ishte I mirë dhe fati I ka buzëqeshur bardhebluve pasi kanë “peshkuar” një kundërshtar që janë ndeshur më parë. Gjithashtu Halili ndalet te pandemia dhe uron që të gjithë të jenë mirë me shëndet, duke premtuar 3 afrime brenda javës që vjen.

“Ndihem vërtet mirë, madje jam i qetë. Edhe pse ka pandemi futbolli vazhdon. Është lehtësim fakti që të vazhdojmë të rrespektojmë ato rregulla që ka vendosur Uefa si edhe Federata Shqiptare për futbollin.

Kisha pritshmëri për shortin. Më tepër u gëzova për këtë përzgjedhje të fatit pasi ne kemi luajtur më pare me FC Dinamo Tbilisi. Për klubin ishte short i mirë, duke shpresuar që të ecim bindshëm përpara.

Brënda javës do të kemi edhe tre afrim të reja.

Shpresoj edhe uroj që të gjithë futbollistët të vazhdojnë të gëzojne shëndet të mirë edhe të shkojmë në Gjeorgji të mobilizuar për të zhvilluar këtë ndeshje të rradhës”, thotë Halili.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy