minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Broja: Ika te Viteshe se Çelsi mori sulmues, shpresoj të luaj disa minuta në ndeshjen e dytë - Struga.net

Broja: Ika te Viteshe se Çelsi mori sulmues, shpresoj të luaj disa minuta në ndeshjen e dytë

0

Armando Broja edhe pse është vetëm 18-vjeç, sërish ia ka dalë të grumbullohet me ekipin kombëtar A. Sulmuesi që është në pronësinë e Çelsit, por këtë sezon do të luaj si i huazuar te skuadra e Viteshes, është shprehur se shpreson që në ndeshjen e dytë të Shqipërisë ndaj Lituanisë të marrë disa minuta për të treguar aftësitë. Ndërkohë, si pasojë e një kartoni të kuq të marrë me ekipin U19, Broja nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Bjellorusinë.

Transferimi te Viteshe- “Lëvizja për një vit huazim se te Çelsi ka firmosur edhe një tjetër sulmues. Unë duhet të luaj ndeshje në ekip të parë dhe ika te Viteshe. Stërvitja po shkon mirë dhe jam për një vit, nëse paraqitem mirë aty, atëherë kthehem dhe luaj te Çelsi.

Emocionet- “Jam i vogël akoma dhe jam i kënaqur që jam te ekipi A. Kam qejf të luaj dhe është shumë mirë”.

Mungesa me Bjellorusinë prej kartonit të kuq me U19- “Nuk luaj, por është mirë që jam me ekipin dhe jam duke ndenjur me çunat janë shumë të mirë. Ishalla luaj në ndeshjen e dytë disa minuta, por e rëndësishme të jem me ekipin”.

Je gati për të luajtur menjëherë, a kuptohesh me shokët e skuadrës? “Po, në stërvitje kuptohemi me njëri-tjetrin. Nëse nuk luaj është një eksperiencë e mirë, por nëse stërvitem mirë mund të marr disa minuta”.

Do kërkosh minutat, apo do mjaftohesh me kënaqësinë e grumbullimit? “Kështu, fillohet me pak minuta. Por, më pas duhet më shumë dhe nëse ia tregoj trajnerit se jam lojtar i mirë atëherë luaj edhe më shumë”.

Balaj, Sadiku Cikalleshi kujt i ngjason? “Janë lojtarë të mirë, por unë jam lojtar i ndryshëm. Jam më i shpejtë dhe mund të futem edhe pas mbrojtësve edhe në driblim”.

Mendon se je marrë edhe në aspektin komercial, duke qenë se është Çelsi në mes? “Më duket se ata që vijnë prej ekipeve të mëdhaja, shihen ndryshe, por ata që janë këtu kanë bërë më shumë se unë. Dhe, unë duhet t’i tregoj trajnerit se unë mundem të luaj me kombëtaren”.

Objektivi te Viteshe- “Në Hollandë kam qejf të bëj shumë gola dhe nëse paraqitem mirë mund të kthehem te Çelsi të luaj në Premier League apo FA Cup”, u shpreh Broja.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy