minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder, i treti sportist në botë që kalon kufirin financiar - Struga.net

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder, i treti sportist në botë që kalon kufirin financiar

0

Cristiano Ronaldo arrin një tjetër rekord në palmaresin e tij të jashtëzakonshëm personal. E është një vend i parë me shumë zero. Nëntë më saktësisht. Fenomeni portugez është bërë në fakt lojtari i parë që ka fituar më shumë se një miliard dollarë.

Një arritje të tillë më parë e kishin prekur vetëm dy sportistë të tjerë të mëdhenj: golfisti Tyger Woods e boksieri Floyd Mayweather.

Kështu, Ronaldo është i vetmi miliarder i një sporti skuadre. Një vend i parë që nga njëra anë tregon madhështinë e kampionit portugez e në tjetrën aftësinë e tij të jashtzakonshme për të ngritur në maksimum të ardhurat, duke u kthyer në një makinë, jo vetëm golash, por edhe parash.

Mes pagave, shpërblimeve e sponsorizimeve, në 17 vjet CR7 ka cuar në shtëpi më shumë se 1 miliard dollarë.

Një shifër impresionuese, sidomos për një protagonist të sportit të skuadrës. Për ta kuptuar, mjafton të përmendësh faktin se rivali i përjetshëm i fushës Leo Messi, nuk i afrohet tek financat: për momentin i ndalur në kuotën 605 milionë dollarë, edhe pse me tre vjet karrierë më pak të shfrytëzuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy