minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Do të tregoj se përse erdha këtu”, Endri Çekiçi nuk fsheh lumturinë: Kisha vite që prisja Kombëtaren - Struga.net

“Do të tregoj se përse erdha këtu”, Endri Çekiçi nuk fsheh lumturinë: Kisha vite që prisja Kombëtaren

0

Endri Çekiçi! Më në fund dëshira e tifozëve shqiptarë dhe opinionit sportiv është plotësuar, për të marrë lojtarin e aq shumë dëshiruar në Kombëtare.

Golat fantastik të realizuar me Ljubjanën e kanë bërë këtë futbollist që të fitojë zemrat e sportdashësve, që e kanë kërkuar gjithmonë që të ishte prezent në listë.

Këtë herë Reja i ka dhënë një mundësi Çekiçit, për të treguar sesa vlen dhe për të mos u larguar më nga Kombëtarja e Shqipërisë. Vetë lojtari është shprehur në konferencën për shtyp se do të nisë të tregojë arsyen se përse ka ardhur, për të dhënë gjithçka nga vetja.

“Është një ftesë që kisha vite që e prisja dhe tani u kthye në realitet. Pasi kjo u realizua, tani duhet të ëndërrojë më shumë.

Duke nisur që nga dita e djeshme që u bashkova ekipit, do të mundohem që të tregoj arsyen se përse kam ardhur këtu, që trajneri të besoj te mua. Arsyeja që po qëndroj ende Ljubjana është ana psikologjike, pasi më kanë besuar që në fillim që unë shkova dhe e tregova potencialin tim. Golat me Kombëtaren? Të marrë disa minuta në fushë fillimisht”, u shpreh Çekiçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy