minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
E BUJSHME: Lionel Messi kërkon zyrtarisht largimin nga Barcelona - Struga.net

E BUJSHME: Lionel Messi kërkon zyrtarisht largimin nga Barcelona

0

Tërmet te Barcelona! Lionel Mesi kërkon të largohet nga katalanasit dhe tashmë nuk është vetëm thashethem por diçka reale.

Ylli argjentinas është mërzitur me mënyrën se si po trajtohet nga klubi ai dhe shokët e tij, duke u fajësuar për gjithcka, ndaj ka kërkuar zyrtarisht largimin.

Sipas mediave spanjolle, sot ai ka dërguar shkresën në klub ku i kërkon që të zbatohet klauzola e cila i mundëson që të largohet në fund të sezonit si futbollist i lirë, duke prishur në mënyrë të njëanshme marrveshjen.

Në teori, kjo klauzolë duhet vënë në zbatim brenda datës 31 maj, por me zgjatjen e sezonit ajo është shtyrë.

Mbetet të shihet si do të veprohet në vijim, por në Spanjë janë të bindur se Mesi nuk do të vazhdojë më te Barcelona, me të ardhmen e tij të ndarë mes Italisë dhe Anglisë, dy destinacionet më të mundshme të futbollistit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy